MENU
klinika

Pas 12 vitesh nga propozimi për martesë

Vesa Luma dhe Big Basta vizitojnë “strofullën” e tyre të romancës

13.12.2024 - 17:07

Këngëtarja e njohur Vesa Luma dhe Big Basta kanë festuar së fundmi 12-vjetorin e dashurisë së tyre.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Vesa Luma (@vesaluma)

12.12.2012 nuk ishte një datë rastësore, përkundrazi, ishte e mirëmenduar nga organizatori. Big Basta zgjodhi pikërisht këtë ditë, në qytetin e dashurisë, Paris, që t’i bënte propozimin për martesë partneres së tij, Vesa Luma.

12 vjet më parë, në kulmin e dashurisë së tyre, dy këngëtarët e përjetuan në Paris çastin më të bukur të lidhjes së tyre, që më pas do të ndryshonte tërësisht jetën.

Sot, 12 vjet më pas, Vesa dhe Big Basta janë rikthyer në të njëjtin vend me kujtime të gjalla për ditën e tyre më të bukur. Natyrisht, tani edhe me një ndryshim me frytin e tyre të dashurisë, djalin 8-vjeçar Lian.

Me një postim në llogarinë e saj në Instagram, Vesa e ka ndarë këtë moment edhe me miqtë virtualë, duke kujtuar këtë moment që e ka rikthyer familjen në të njëjtin vend, 12 vjet më pas.

“Para 12-vjetësh, më datë 12.12.12 në orën 12:00@bigbastazone bëri propozimin më të bukur në botë në #eifeltoëer. Sot, më datë 12.12.24, në orën 12:00 u rikthyem me frytin e dashnisë në të njëjtin vend,” shkruan këngëtarja.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çfarë profesioni po ushtron këngëtarja

Vesa Luma gjen punë në Zelandën e Re

Publikohet ‘traileri’ i klipit

Vesa Luma baladë në bashkëpunim me Denik Prizreni


Dyshohet për këngëtaren e mirënjohur shqiptare!

Kush është gruaja e pastrehë që merr ndihma në rrugë në New York

I pari në botë që kalon këtë shifër

Elon Musk arrin pasuri rekord!