Nuk ndodh shpesh kur një skuadër nuk shënon në dy ndeshje, por mund të rrëmbejë trofen përmes penalltive. Këtë e ka bërë Bayern Munchen, që ka fituar trofeun e parë të vitit 2019 pa shënuar asnjë gol.
Kampionët në fuqi të Bundesliga-s kanë fituar “Telekom Cup”, pas dy fitoreve me penallti. Bayern ka mposhtur në finale Borussia Munchengladbach 4-2 me penallti, duke siguruar për të pestën herë titullin e këtij turneu miqësor.
Pas 45 minutave, rezultati ishte i pandryshuar 0-0. Ndërkohë vendin e tretë e ka zënë Fortuna Dusseldorf pas fitores 3-1 ndaj Hertha Berlin.
Përpara 40 mijë spektatorëve, Bayern Munchen ka mposhtur 8-7 me penallti Dusseldorf në stadiumin e ti. Në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales, Gladbach ka mposhtur 1-0 Berlinin. Ndeshjet kanë zgjatur nga 45 minuta.