Barcelona nuk njeh pengesë edhe në javën e 19-të të La Liga-s, teksa ka fituar 3-0 në “Camp Nou” ndaj Eibar. Katalanasit mbajnë kreun e renditjes, 5 pikë para Atletico Madrid të vendit të dytë.
Ishte Suarez që në minutën e 19-të shënoi golin e parë, duke zhbllokuar ndeshjen. Kaq mjaftoi për pjesën e parë, duke e mbyllur 1-0 këtë fraksion.
Në të dytën, është Messi që shënon golin e dytë në minutën e 53-të, me një pasim të Suarez. Ishte goli numër 400 i Messit në La Liga që nga viti 2005 kur shënoi golin e parë ndaj Albacete-s.
Për të “vrarë” ndeshjen mendon sërish Suarez, teksa shënon golin e tretë në minutën e 59-të. Barcelona mund të kishte shënuar edhe gola të tjerë, por Messi me shokë shpërdoruan shumë.