Trejsi Sejdini, bukuroshja nga Elbasani, vitin e kaluar fitoi kurorën e “Miss Universe Albania”, ndërsa përfaqësojë vendin edhe në kompeticionin botëror të bukurisë të mbajtur në Tajlandë.
Edhe pse nuk mundi të fitonte çmim, 18 vjeçarja ishte nga më të komentuarat në rrjetet sociale e jo vetëm.
Por para se te zgjidhej si më e bukura e Shqipërisë, Trejsi ishte përfolur se ishte bërë pjesë e disa skandaleve, të cilat tashmë duket se janë rikthyer sërish. E njohur edhe si ‘gangsterja e Elbasanit’, bukuroshja që duhet të jetë një përfaqësuese e denjë e një komuniteti ka publikuar një video teksa i mburret policisë.
Sejdini shihet në autostradën Tiranë-Elbasan, teksa ecën me 200km/h duke tejkaluar normat e lejuara të shpejtësisë dhe duke vënë gjithashtu në rrezik jetën e drejtuesve të tjerë të automjeteve.