MENU
klinika

Tërheqja e Petr Cech

“Var dorezat”, historia e kokores së portierit

15.01.2019 - 16:44

Pas 20 vitesh si lojtar profesionist, portieri i Arsenalit dhe i kombëtares së Çekisë, Petr Cech, ka njoftuar se ky është sezoni i tij i fundit me futbollin e luajtur.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ai ka dhënë lajmin që pak a shumë pritej në fund të këtij sezoni. 36-vjeçari këtë sezon është në stol, pasi Leno i ka zënë vendin e titullarit.

“Ky është sezoni im i 20-të si një lojtar profesionist dhe kanë qenë 20 vite nga kontrata ime e parë si i tillë. Kështu që do të doja të lajmëroja tërheqjen time nga futbolli në fund të këtij sezoni. Kam luajtur për 15 vite në Premier League dhe kam fituar çdo trofe të mundshëm.

Ndihem sikur kam arritur gjithçka që kisha objektiv. Do vijoj të punoj fort tek Arsenal, për të fituar edhe një trofe tjetër këtë sezon, më pas do shoh se çfarë do më rezervojë jeta jashtë fushe” – ka shkuar Petr Cech.

petr cech
petr cech

Cech ka luajtur me 5 ekipe në karrierën e tij, duke nisur që nga Khem Blsani, Sparta Praga, Rennes, Chelsea dhe Arsenal. Ai ka fituar 4 kampionate në Angli, 1 Champions League, 5 FA Cup dhe 3 Cup League.

Ndërsa me kombëtaren çeke ka shkuar deri në gjysëmfinale të Europianit 2004, ku u skualifikua nga Greqia. Por në vitin 2006, Petr Cech ka pësuar një dëmtim të rëndë, saqë u vu në diskutim jeta e tij.

Në ndeshjen kundër Reading në vitin 2006, Stephen Hunt ndëhyri ashpër ndaj portierit të Chelsea, duke e lënë pa ndjenja. U desh ndërhyrja kirurgjikale në kokë, madje në fillim u përfol se Cech kishte humbur kujtesën. Për siguri, ai mbante kokore në kokë.

“Kur u ktheva nga dëmtimi, mbaj mend se po luanim ndaj Liverpool. Në një moment të ndeshjes unë isha totalisht i shpërqendruar dhe nuk e dija se cfarë bëja. Që aty kuptova se pa kokoren, e kasha të vështirë të luaja.

Ndihem më I sigurtë kur e kam në kokë, ndoshta është thjesht psikologjike, por ja që në fushë nuk mund të bëj pa të.Nuk dëgjoj shumë mirë kur e kam atë në kokë, por është më mirë se sa pa të në fushë” – është shprehur vite më parë Petr Cech.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN