Vetëm disa orë pasi pësoi humbje me rezultat 1-0 ndaj Manchester United në “Wembley”, e dashura e Serge Aurier ka paditur lojtarin e Tottenhamit me akuzën se e kishte rrahur.
Aurier u arrestua menjëherë dhe, pas disa orëve në stacionin policor, ai u lëshua të shkonte në shtëpi. Aurieri mungoi në këtë ndeshje dhe vetëm disa orë pas ndeshjes, ai u përball me akuzën se e kishte rrahur të dashurën e tij.
Megjithatë, futbollisti nga Bregu i Fildishtë e mohoi këtë akuzë menjëherë dhe vetëm disa orë më vonë u lëshua edhe nga policia e Hertfordshire.
Ende nuk dihet nëse Aurier do të përballet me ndonjë ndëshkim disiplinor, pas që zëdhënësi për media i klubit londinez ka bërë të ditur vetëm se klubi është në dijeni për këtë rast dhe se ende nuk është marrë asnjë dënim ndaj Aurier.
Aurier jeton në shtëpi me të dashurën e tij, Voigt, dhe vajzën e tij të vogël. Voigt është një modele fitnesi dhe yll i televizionit, pasi që është pjesë e emisionit televiziv në Miami “Wives And Girlfriend of Miami”.
Mbrojtësi anësor kishte qenë pjesë e incidenteve të tilla edhe më parë. Në maj të vitit 2016, ai ishte zënë duke ngarë makinën në gjendje të dehur dhe është dënuar me dy muaj burg.