MENU
klinika

Detajet

Dekretuan Ushtrinë/ NATO ndërton raport të ri me Kosovën?

16.01.2019 - 12:42

Duket se NATO ka vendosur që të krijojë një raport të ri me ushtrinë e Kosovës. NATO do të mbajë sot ditën e dytë të takimeve në bazën e organizatës në Bruksel.

“Dita e dytë do të përqendrohet në Zhvillimin e Luftës, përmirësimin e ofrimit të aftësive të përbashkëta,partneritetin NATO-Gjeorgji me fokus të veçantë në progresin e Pakos Substanciale NATO-Gjeorgji, e që do të përfundojë me një diskutim të gjerë për Ballkanin Perëndimor dhe Misionin e Forcës së Kosovës”, ka thënë NATO-ja në një komunikatë.

ushtria e kosoves-konica.al

Në dhjetor NATO bëri me dije se do të rishikojë marrëdhëniet me Kosovën dhe se do të vazhdojë me misionin e saj paqeruajtës, pavarësisht vendimit të autoriteteve për të krijuar ushtrinë.

“NATO-ja, si një aleancë, ka punuar shumë që të mbajë rajonin të sigurt për më shumë se 18 vjet përmes misionit të KFOR-it, i cili tani ka rreth 4,000 trupa, dhe përmes asistencës sonë dhe këshillave, që ndihmojnë në ndërtimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe institucioneve civile”, ka thënë presidenti i Komitetit Ushtarak të NATO-s, Mareshali britanik Stuart Peach.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



"Hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake"

Nis procesin për hapje të fabrikës për prodhim të municioneve!

Vuçiç “heq dorë” nga “Serbia e Madhe”

Intervista që zuri ngushtë presidentin serb

Ministrja Gërvalla: Rezultat historik

Kosova hap ambasadën e saj në Kolumbi