16.01.2019 - 14:21
Kryeministri i Kosovës ka njoftuar sot ndarjen nga jeta të ish-ambasadorit të Sllovenisë në Prishtinë Milan Majhen.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ramush Haradinaj ka ndarë edhe një mesazh ngushëllues.
“Me keqardhje mora lajmin për vdekjen e Milan Majhen, ish-ambasador i Republikës së Sllovenisë në Kosovë. Ai do të mbetet në kujtesën tonë si mik i mirë dhe një diplomat shembullor, i cili kontribuoi në fuqizimin e miqësisë ndërmjet dy popujve dhe vendeve tona. Ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe institucioneve sllovene”, shkruan Haradinaj.