Për më shumë se 2 vite, Mariah Carey e kishte Lianna Azarian krahun e saj të djathtë, ndërsa tashmë e gjithë situata ka marrë tjetër rrjedhë dhe këngëtarja e famshme e ka paditur dhe i kërkon një shumë të konsiderueshme prej 3 milionë dollarësh si dëmshpërblim.
Sipas dokumenteve të paraqitura në Gjykatën Supreme të Shtetit të Nju Jorkut, Carey, parave ka kërkuar edhe një urdhër kufizues, për të mbajtur ish-ndihmësen e saj nga shkelja e mëtejshme e marrëveshjes së mosdeklarimit.
Ish-ndihmësja e Carey nuk ka pranuar deri tani të japë një koment në lidhje me akuzat.
TMZ raportoi të mërkurën se Azarian kishte regjistruar fshehurazi Carey dhe e kërcënoi se do të publikonte video “të turpshme” nëse ylli i popit nuk do paguante deri në 8 milionë dollarë.