MENU
klinika

The Guardian

A mund ta shpëtojë Theresa May marrëveshjen e Brexit?

17.01.2019 - 10:43

Kryeministrja i ka mbijetuar votës së mosbesimit. Fati i saj tani varet nga sa fleksibël do të jetë…

Asnjë qeveri në historinë britanike nuk ka pësuar ndonjë humbje si ajo që pësoi Theresa May të martën. Megjithatë, 24 orë më vonë, deputetët që kishin “hedhur poshtë” marrëveshjen e saj Brexit, me 432 vota kundër dhe vetëm 202 pro, tani i hodhën kryeministres një litar shpëtimi.

325 votuan pro kryeministres dhe 306 kundër. Por kjo nuk ishte një votë mosbesim normal. Kjo ishte një zgjedhje midis një qeverie të drejtuar nga May dhe një qaeverie të udhëhequr nga Jeremy Corbyn.

Janë vetëm pak ditë para se Brexit të hyjë në fuqi, më 29 mars. Çdo ditë sjell një çështje të re ku deputetët duhet të përqëndrohen. Tani vëmendja do të zhvendoset në nenin 50.

Nëse nuk shqyrtohen opsionet e reja, siç është një referendum i dytë, ose nëse marrëveshja nuk ndryshohet dhe vjen në një formë tjetër, Britania do të dalë nga BE pa marrëveshje, një rezultat që shumica e deputetëve thonë se e kundërshtojnë, por që nuk është e pamundur.

“Çfarë do të ndodhë tani?” është pyetja që po bëhet më shpesh. May tha të martën se qeveria do të dëgjonte parlamentin. Por ajo ka qenë një dëgjuese e tmerrshme në të kaluarën dhe ka pak gjasa të ketë ndryshuar në 48 orët e fundit. Ajo mbetet e përqendruar në bindjen e rebelëve konservatorë, për ta përkrahur atë, jo për të kërkuar marrëveshje me Laburistët ose deputetët e tjerë të opozitës.

May ka thënë se nuk do të fliste me Jeremy Corbyn dhe me liderë të tjerë të partisë por drejtpërdrejt me Laburistët dhe kundërshtarët e tjerë të opozitës.

Ajo nuk mund të zgjedhë me kë duhet të flasë. Dhe nuk është në gjendje të vendosë kushte. Ajo duhet të jetë gati për kompromis, duhet të jetë e hapur për të përjashtuar idenë e Brexit pa marrëveshje, për të zgjeruar nenin 50, etj.

Nëse ajo bën kështu, konservatorët do ta kundërshtojnë. Por ajo e ka këtë problem. Ata e kundërshtojnë atë gjithsesi. Ata votojnë kundër saj, si udhëheqëse e partisë dhe Brexit.

Është gabim të thuhet se marrëveshja e kryeministres May ka vdekur. Nuk është ashtu. Shumica e deputetëve mbështesin tre tiparet e saj kryesore: të drejtat pas Brexit për qytetarët, një zgjidhje të borxheve të Mbretërisë së Bashkuar dhe shmangia e një kufiri të vështirë në Irlandë.

Problemi është me pjesën e dytë, deklaratën politike mbi marrëdhëniet e ardhshme me BE.

Franklin Ruzvelt ishte udhëheqësi më i madh politik i shekullit të 20-të për shumë arsye. Një nga këto ishte fleksibiliteti i tij pragmatik. Ruzzvelt besonte se serioziteti i krizës që u përball me Amerikën në vitet 1930 kërkonte “eksperimente të vazhdueshme”. Ai dikur tha se provonte një politikë dhe nëse dështonte, e pranonte dhe provonte një tjetër. Kjo lejon një politikan të dështojë edhe përsëri njerëzit të besojnë tek ai.

May vështirë se mund të krahasohet me Ruzveltin. Por ai shkroi rregullat e lojës që ajo duhet të ndjekë në këtë moment të tmerrshëm.

Martin Kettle është një kolumnist i The Guardian./konica.al