MENU
klinika

Nga New York Times

Ç’do të ndodhë me Britaninë tani që marrëveshja u rrëzua?

16.01.2019 - 13:19

Votimi i parashikuar i Parlamentit britanik për marrëveshjen e largimit nga Bashkimi Evropian, i njohur edhe si Brexit, u rrëzua të martën në mbrëmje, kur ligjvënësit votuan.

Askush nuk mendonte me të vërtetë se në minutën e fundit May do të ishte në gjendje të siguronte miratimin për marrëveshjen. Dhe ndodhi ashtu siç pritej, marrëveshja u rrëzua me 432 vota kundër në 202 pro. Tani ajo duhet të shkojë në Bruksel për të parë nëse do të ndodhë ndonjë magji.

Që të tregohemi të sinqertë: Me siguri nuk do të ndodhë.

Ja se çfarë mund të ndodhë tani që Britania hyn në territorin e paeksploruar të procesit.

Opozita ka thirrur një votë mosbesimi

Të martën mbrëma, Jeremy Corbyn, kreu i Partisë Laburiste të opozitës, bëri thirrje për një votë mosbesimi në qeverinë e kryeministres Theresa May, duke e akuzuar atë për “paaftësinë e saj”.

Nëse një shumicë votash voton të mërkurën se ata nuk kanë besim në qeverinë, May do të ketë 14 ditë për të fituar mbështetjen e ligjvënësve. Pa këtë, do të shkaktohen zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme. (Vota e mosbesimit për qeverinë e zonjës May ndryshon nga votimi me të cilin u përball në dhjetor)

Nëse nuk i mbijeton votimit, opozita mund të marrë pushtetin.

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian rikonfirmuan: Kjo është marrëveshja e vetme në tryezë.

Pas votimit të së martës, krerët e Komisionit Europian dhanë këtë përgjigje të ashpër: “Na vjen keq për rezultatet e votimit dhe i bëjmë thirrje qeverisë së Britanisë që të qartësojë synimet e saj sa i përket hapave të saj të ardhshëm sa më shpejt që të jetë e mundur”.

May mund të kthehet në Bashkimin Evropian dhe të përpiqet të negociojë, por blloku është i vendosur që kjo është marrëveshja e vetme që do të ofrojë.

Jean-Claude Juncker, presidenti i Komisionit Evropian, tha në një deklaratë se marrëveshja aktuale Brexit është ” marrëveshja më e mirë e mundshme” dhe “e vetmja mënyrë për të siguruar një dalje të rregullt të Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian”.

Negociatat midis Evropës dhe Britanisë filluan zyrtarisht në qershor 2017 dhe zgjatën gati një vit e gjysmë. Komisioni Evropian ka filluar një plan emergjencash, në rast se blloku nuk është në gjendje të arrijë një marrëveshje me Britaninë, për të minimizuar atë që mund të jetë një divorc kaotik dhe i dëmshëm.

Theresa May ka deri të hënën të paraqesë një marrëveshje të re.

May tani ka deri të hënën kohë të paraqesë një plan rezervë për Parlamentin.

Ajo ka thënë se do të apelojë në Bashkimin Evropian në Bruksel për koncesione dhe do të përpiqet sërish të fitojë miratimin parlamentar, por kjo nuk ka gjasa të ndodhë ndodhë. Kështu është e mundshme që të ndodhë ose Brexit pa marrëveshje, ose një Brexit më “i butë”.

May gjithashtu mund të kërkojë një referendum të dytë, një opsion i favorizuar nga shumë politikanë të opozitës. Por ajo e ka kundërshtuar deri tani këtë opsion.

Çfarë ndodh më pas nuk e di askush…

Ka shumë mundësi se çfarë do të ndodhë më pas.

Britania është ende e vendosur të largohet nga Bashkimi Evropian më 29 mars, me ose pa një marrëveshje. As qeveria britanike, as Bashkimi Evropian nuk dëshiron që të ndodhë një Brexit “pa marrëveshje”, dhe analistët thonë se në këtë rast divorci do të ishte kaotik.

Kryeministrja mund të detyrohet të kërkojë nga Parlamenti që të shtyjë largimin e vendit nga blloku. Sipas traktatit të Bashkimit Evropian, pezullimi i periudhës dyvjeçare të negociatave ka nevojë për miratimin e të gjitha 27 shteteve anëtare. Shtetet anëtare mund të bien dakord  nëse Britania do të mbajë zgjedhje të tjera ose referendum, por ka më pak gjasa të pranojë nëse qeveria thjesht kërkon më shumë kohë për të negociuar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Koha që britanikët të vendosin...

Po sikur Britania të heqë dorë nga Brexit?