MENU
klinika

Deklarata

Arrestimet/ Rama ‘kërcënon’ biznesin: Mesazhi është i qartë

17.01.2019 - 10:13

Lidhur me arrestimin e 13 personave dhe shpalljes në kërkim të 12 të tjerëve, të akuzuar për evazion fiskal, ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit Rama.

Firmat e krijuara lëshonin fatura fiktive për tu rimbursuar me TVSH, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 18 miliardë lekësh.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama paralajmëron bizneset e mëdha që të mos luajnë me taksat, pasi do të përballen me pasoja.

“Ulja e taksave e lehtësimi tërësor i biznesit,synojnë dhe uljen e informalitetit dhe evazionit fiskal!Arrestimi i një duzine shkelësish dhe shpallja në kërkim e një tufe tjetër nga biznesi i madh,për mashtrim me taksat, është mesazh i qartë:Mos luani me taksat se ju gjen belaja?”, shkruan Rama.