Rreth 13 persona janë arrestuar dhe 12 të tjerë janë në kërkim nën akuzën evazion fiskal me TVSH.
Pas hetimeve të Drejtorisë së Hetimit Tatimor të DPT Tiranë, prokuroria regjistroi procedimin penal për veprën penale të krijimit të skemave mashtruese me qëllim kreditimin e TVSH.
Sipas informacioneve, prokuroria do të vazhdojë hetimet dhe ka lëshuar 25 urdhër ndalime për 25 persona që figurojnë administratorë të subjekteve të dyshuara fiktive.
Me faturat e falsifikuara që kanë lëshuar për subjekte të treta, ata i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 18 miliard lekë.
Hetimet do të vazhdojnë me qëllim identifikimin e saktë dhe të plotë të subjekteve pëfitues të skemës mashtruese.