MENU
klinika

Rekord në Bundesliga

Pesë herë kontratë me të njëjtin klub, tani e thërrasin “gjyshi”

29.07.2018 - 12:47

Rikthimet janë normale në klubet e futbollit, madje ka pasur raste edhe 3 apo katër herë. Por rekordi është vendosur sot nga Claudio Pizzarro, që do të vazhdojë të luajë futboll profesionist në moshën 39-vjeçare.

Ai ka firmosur për të pestën herë me Werder Bremen. Peruani ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare me vendin e 11-të të sezonit të kaluar në Bundesliga.

Së fundmi, Pizzarro ka luajtur te FC Koln. Pas 1999, 2008, 2009, dhe 2015, ai tani do të rikthehet për të pestën herë te Werder, një rekord në Bundesliga!

“Jam shumë i lumtur për shansin që më është dhënë. Shpresoj t’i jap shumë ekipit gjatë sezonit të ri dhe mbase ta mbyll karrierën këtu, aty ku ka filluar në Europë” – u shpreh Pizarro.