MENU
klinika

Australian Open

Nadal kalon me lehtësi turin e tretë

18.01.2019 - 12:13

Rafael Nadal ka avancuar në raundin e katërt të grand slam të Australian Open ashtu si Roger Federer. Tenisti spanjoll fitoi sot paradite 3-0 (6-1, 6-2, 6-4) ndaj australianit Alex De Minaur, ndeshje që ishte një formalitet për numrin 2 në botë.

Nadal e dominoi lojën në të trr setet, duke avancuar për më tej dhe po projektohet një përballje e madhe mes tij e Federer.

Te femrat, në ndeshjet e ditës së fundit të ditës së pestë të Australian Open, spikat fitorja e tenistes çeke Petra Kvitova, numri 6 në botë, që mundi 2-0 (6-1, 6-4), zviceranen Belinda Bencic.

Surpriza e ditës ishte eliminimi i francezes Caroline Garcia, që u mund po 2-0 (6-3, 6-2) nga tenistja amerikane Danielle Collins.

andy murray
andy murray

Pas eliminimit që në raundin e parë të grand slam të Australian Open, u përfol se tenisti britanik Andy Murray mund të tërhiqej nga sporti. Tërheqje që vetë ish-numri 1 në botë e pat deklaruar një javë më parë, por duket se Murray ka ndryshuar planet.

Murray ka deklaruar se mund t’i nënshtrohet një operacioni në kofshë javën e ardhshme, duke u tërhequr nga turneu i Marsejës, që zhvillohet në shkurt.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Devid Bekam e dëshiron si trajner të Mesit

Silvinjo shfaqet në radarët e Inter Majemit