Duket se Rino Gattuso i ka orët e numëruara si trajner i Milanit. Klubi kuqezi është duke përgatitur një kontratë trevjeçare për Antonio Conte-n, por gjithçka varet nga situata me Chelsea-n.
Kuqezinjtë kanë mohuar publikisht zëvendësimin potencial të trajnerit Gennaro Gattuso, por thashethemet për Conte-n nuk po zhduken.
“Tuttosport” raporton se ka një kontratë trevjeçare në tavolinë për ish-trajnerin e Italisë, me 6 mln euro në sezon.
Gjithsesi, marrëveshja mund të mbyllet vetëm nëse Conte mbyll shpejt mosmarrëveshjet me Chelsea-n, atje ku u shkarkua papritmas.
Blutë kanë shkarkuar trajnerin Italian, i cili thuhet se do të hedhë në gjyq klubin londinez dhe do një dëmshpërblim 10 mln euro.