MENU
klinika

Bundesliga, java 18

Heroi është Goretza, Bayern e nis mirë

18.01.2019 - 22:22

Bayern Munchen e ka nisur mirë vitin 2019 në Bundesliga. Pas trofeut të “Telekom Cup”, bavarezët marrin tri pikë në kampionat, pasi mundën 3-1 në transfertë Hoffenheim.

Është parë një Bayern grintoz dhe me shumë dëshirë në fushë. Megjithatë, goli i parë do të vinte në minutën e 34-t, kur Goretza realizon. Për të ardhur në shtesën e fraksionit të parë, teksa sërish Goretza shënon.

Me një avantazh 2-0, pjesa e dytë, gjithsesi, nuk ka qenë e lehtë për miqtë bavarezë. Hoffenheim ka rritur presionin dhe është shpërblyer në minutën e 59-të, teksa Schulz ka ngushtuar në 1-2.

Bayern Munchen ka frymë lirshëm vetëm në minutën e 88-të, kur Lewandowski shënon golin e tretë. Ishte goli i 11-të në Bundesliga për polakun, 1 më pak se dy kryesuesit.

Ky sukses e afron Bayern 3 pikë me Dortmundin kryesues, që nesër do të luajë në fushën e Leipzig. Dueli në distancë tashmë ka nisur…

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN