29.07.2018 - 14:24
Gonzalo Higuain është përfolur për një kalim te Chelsea ose Milan dhe, mesa duket, bardhezinjtë janë gati ta shesin, për të balancuar financat pas ardhjes së Cristiano Ronaldos.
Higuain pritet të rikthehet në stërvitje ditën e hënë, dhe ai bashkë me agjentin, vëllai Nicolas, do të jenë në Itali që të dielën.
“Sky” raporton se do të ketë bisedime mbi të ardhmen e Pipita-s, por ai nuk do të largohet nga Torino dhe e vetmja mënyrë për ta bërë këtë gjë është nëse një klub tjetër i ofron një rrogë më të lartë se te Zonja.