MENU
klinika

Shifrat më të ulëta që nga viti 2006

Putin po “rrëzohet”/ 70% e rusëve nuk e besojnë më

21.01.2019 - 13:26

Besimi i Rusisë në Presidentin Vladimir Putin ka rënë në nivelin më minimal prej 13 vjetësh, sipas një sondazhi të kohëve të fundit, për shkak të rritjes së ngadaltë ekonomike, të ardhurat në rënie dhe një ndryshim në sistemin e pensioneve të vendit.

Besimi publik ndaj Putin, i cili ka udhëhequr Rusinë që nga viti 2000, ra në 33.4 për qind këtë muaj, më shumë se 30 përqind më pak nga viti 2015 pas aneksimit të Krimesë. Vlerësimi është më i ulëti që nga janari i vitit 2006, duke patur parasysh të dhënat në dispozicion.

Ndërkohë, në një studim të ri të shtetasve rusë të kryer nga Fondacioni i Opinionit Publik (FOM), 54 përqind e të anketuarve treguan se veprimet e qeverisë ruse në muajin e kaluar i bënë ata të ndjeheshin të pakënaqur ose të zemëruar. Anketa u krye më 12 dhe 13 janar dhe përfshiu 1500 të anketuar nga 104 komuna dhe 53 rajone ruse.

70 për qind e të anketuarve thanë se kishin dëgjuar njerëz rreth tyre të kritikojnë autoritetet ruse brenda muajit të kaluar. Sipas FOM, ky është numri më i lartë që nga viti 2013.

Putin rriti me pesë vjet moshën e daljes në pension vitin e kaluar, një masë që ai tha ishte kritike për financat e vendit, dhe që shkaktoi protesta kudo nëpër Rusi.

Të ardhurat kanë rënë në Rusi gjatë disa viteve të fundit, sipas statistikave shtetërore, ndërkohë që është përballur me regjimin e sanksioneve perëndimore që ka dëmtuar financimet për disa nga kompanitë më të mëdha të Rusisë.

Një tjetër ngjarje që ka ndikuar ka qenë incidenti me Ukrainën, në ngushticën e Kerçit, ku Rusia pohoi se anijet e saj ushtarake kishin përdorur armë zjarri për të ndaluar anijet ukrainase, të cilat, sipas Rusisë, kishin hyrë në ujërat e Detit të Zi në mënyrë të paligjshme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Bie popullariteti sipas sondazheve

Pse rusët nuk besojnë më tek Putini?

Petro Poroshenko/ New York Times

Putini duhet të dënohet…

Nga New York Times

Rusia duhet ndëshkuar…