MENU
klinika

Premier League

Bastet në Angli parashikojnë trajnerin e parë që do të shkarkohet

29.07.2018 - 16:42

Anglezët shquhen për bastet e rralla. Edhe pse nuk ka ardhur ende muaji gusht, Jose Mourinho konsiderohet se bastexhinjtë anglezë, si trajneri i parë që do të humbasë vendin e punës në Premier League.

Manchester United po zhgënjen në miqësoret e verës dhe mbeten vetëm dy javë nga ndeshje e parë zyrtare kundër Leicester City, teksa kompanitë e basteve mendojnë se portugezi është ai që rrezikon më shumë shkarkimin.

Pas tij vijnë Claude Puel, Javi Gracia dhe Rafa Benitez. Pas tre barazimeve kundër Club America, Jose Earthquakes dhe AC Milan, Manchester United u mposht 4-1 nga Liverpool në praninë e 100 mijë shikuesve.

Koeficienti që Mourinho do të jetë trajneri i parë i shkarkuar në këtë edicion të Premier League është 4.00, më i vogli ndër kolegët. Pas tij janë Puel, Garcia dhe Benitez me koeficientin 5.50.