MENU
klinika

Video e ish-kampionit

Lufëtari i UFC-cë shpëton një djalë nga mbytja

22.01.2019 - 18:45

Edhe kampionët mund të shpëtojnë jetë. Nuk e kemi fjalën vetëm nga donacionet e ndryshme që japin, edhe po flasim për një aksion të vërtetë, duke nxjerrë nga deti me dallgë një djalosh.

Këtë e ka bërë ish-kampioni i UFC, Fabricio Werdum, i cili së fundmi ka kërkuar anulimin e kontratës. Ai ka shmangur një tragjedi në plazhin pranë shtëpisë së tij në Torrance, California.

Werdum kishte rreth një orë në plazh kur i kapi syri dy të rinj në telashe brenda në ujë dhe braziliani nuk nguroi të shkonte t’i ndihmonte. “Nuk u mendova dy herë, shkova t’i ndihmoja megjithëse gruaja ime nuk ishte dakord,” – shprehet Werdum për AGFight.com.

“Kur shoh me vëmendje, ishin dy kokë të vogla që po kërkonin ndihmë brenda në ujë. Ata ishin shumë larg, rreth 70 metra larg. Mora xhupin e shpëtimit dhe shkova të ndihmoj rojen e plazhit i cili ishte nisur ndërkohë. 

I thashë të kapte vajzën, ndërsa unë do të ndihmoja djalin i cili ishte thuajse i pavetëdijshëm. Falë Zotit arrita ta kapja dhe ta çoja në breg. 

Më pas aty ishte një burrë i vjetër që më ndihmoi. Dallgët ishin të mëdha, vajza u zhyt nja tre herë. Çfarë adrenaline! Më keq se në një ndeshje MMA, madje as nuk krahasohet” – u shpreh Werdum.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN