Duhet të ishte një ditë feste për familjen Schumacher, por megjithatë, sërish është e shënuar, si dita e parë e shkollës. Mick Schumacher ka hyrë zyrtarisht në Maranello, shtëpinë Ferrarit.
Djali i Michael Schumacher, 7 herë kampionit të botës në Formula 1, do të garojë këtë sezon në Formula 2, por gjithnjë e më shumë ai i afrohet F1, duke ndjekur gjurmët e babait të tij.
Sot, Mick ka takuar shefin e ri të skuadrës Ferrari, Mattia Binotto, me të cilin ka bërë edhe foton e parë zyrtare si pilot i makinës italiane. Ishin të shumtë shefat që kanë mirëpritur Mick në Maranello.
Përveç kësaj, Mick do të jetë pjesë e “Al Road Management”, shoqëria e menaxhimit që është në pronësi të Nicolas Todt, djali i presidentit të FIA-s, Jean Todt.
Ky i fundit është miku i ngushtë i Michael Schumacher, një dyshe që shkroi historinë e Ferrarit në mesin e vitete 2000 (5 tituj kampionë në Formula 1).