Pas dy ndeshjeve të djeshme, ku Partizani arriti të triumfonte 4-2 ndaj Kastriotit në Krujë, dhe Skënderbeu mundi 2-1 Besëlidhjen në Lezhë, janë luajtur sot edhe 5 ndeshje të tjera, ndërsa në orën 17:00 luhet Tirana-Flamurtari.
GRUPI A
Vllaznia ka fituar me përmbysje ndaj Kamzës në “Reshit Rusi”. Golin e Memetit shkodranët e përmbysën me Markun dhe brazilianin Junior.
Ky i fundit humbi një rast flagrant në fundin e ndeshjes, duke gjuajtur jashtë përballë Avdylit. Portieri mik gaboi fatalisht në rastin e golit të dytë të Vllaznisë.
Në ndeshjen tjetër, Egnatia ishte e pafuqishme ndaj Luftëtarit, që fitoi 0-3, duke siguruar thuajse kualifikimin që në ndeshjen e parë.
EGNATIA-LUFTËTARI 0-3
Ramadani 49′ (penallti), Dunga 54′, Rapo 83′
VLLAZNIA-KAMZA 2-1
Marku 58′, Zhunior 76′ / Mehmeti 20
GRUPI B
Rezultati më interesant është humbja e Kukësit, 2-1 në Fier. Skuadra e Cungut e pa veten në disavantazhin e dy golave, pasi Apolonia shënoi me Gjatën dhe Hysenshahajn, por Ethemi hapi ndeshjen dhe goli i tij vlen shumë.
Tjetër rezultat intrigues është humbja e Laçit në Ballsh, me rezultatin 2-0. Kurbinasit do ta kenë shumë të vështirë në ndeshjen e kthimit.
Më të lehtë e ka pasur Teuta, që në transfertën e Lushnjës shënoi 3 herë, me Kallakun me penallti, Vilën dhe Prognin. Golin e nderit për Lushnjën e shënoi Gjyla.
APOLONIA-KUKËSI 2-1
Gjata 42′, Hysenshahaj 54’/ Ethemi 59′
BYLIS-LAÇI 2-0
Bytyçi 6′ (penallti), Bajramaj 84′
LUSHNJA-TEUTA 1-3
Gjyla 86′ / Kallaku 30 (penallti), Vila 36′, Progni 51′
TIRANA-FLAMURTARI Ora 17:00