MENU
klinika

Australian Open

Nadal “tallet” me grekun dhe shkon në finale

24.01.2019 - 12:17

Australian Open do të ketë në finalen e meshkujve një prej tenistëve më të mirë të botës, pasi Rafael Nadal ka siguruar “biletën” e parë.

Tenisti spanjoll mundi në gjysmë-finale grekun Stefanos Tsitsipas me rezultatin 3-0, me sete 6-2, 6-4 dhe 6-0, ndeshja zgjati një orë e 46 minuta.

Tsitsipas konsiderohet si e ardhmja e tenisit, pasi është 20 vjeç dhe është cilësuar si një tenist mjaft i talentuar dhe që pritet të ngjisë majat në vitet e ardhshme.

Gjithsesi, talenti i tij nuk u konsiderua nga Nadal, i cili ia bëri më të thjeshtë vetes kalimin në finale. Kjo është hera e 25-të që spanjolli shkon në një finale Grand Slam, për më tepër që këtë herë u kualifikua pa humbur asnjë set.

Finalja do të zhvillohet të dielën, më datë 27 dhe Nadal pret të mësojë kundërshtarin mes rivalëve Djokovic dhe Pouille që do të ndeshen nesër në 9:30 në gjysmëfinale.