MENU
klinika

Kupa e Shqipërisë

Tirana thyen Flamurtarin, afër çerekfinales

24.01.2019 - 14:32

Tirana ka bërë një hap të madh në Kupën e Shqipërisë, teksa ka fituar 2-0 ndeshjen e parë ndaj Flamurtarit në “Selman Stërmasi” dhe ka prekur kështu çerekfinalen.

Ndeshja ka filluar në minutën e 25-të, aty ku ishte ndërprerë mbrëmë për shkak të reshjeve të shumta të shiut, ku stadium thuajse u përmbyt dhe ishte e pamundur të luhej.

Në minutën e 38’, Ngoo shënon golin e parë, duke rikthyer besimin në kampin bardheblu. Pa kaluar as dy minuta, Hoxhallari shënon të dytin dhe Tirana shkon e qetë në pushim.

Në pjesën e dytë, është sërish Tirana që ka luajtur më mirë, teksa ka humbur 2-3 raste të mira për të shënuar golin e tretë. Flamurtari është zgjuar në fund, për të shënuar një gol, që mund të rihapte gjithcka për ndeshjen e kthimit.

Gjithsesi, vlonjatët dalin sërish të mposhtur nga Tirana, ashtu si në ndeshjen e fundit në kampionat. Ndeshja e kthimit do të luhet pas dy javësh në Vlorë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN