MENU
klinika

Carabao Cup

Kante supergol, Chelsea në finale me penallti

24.01.2019 - 22:51

Pas Manchester City-t, është përcaktuar edhe finalisti i dytë u Carabao Cup. Do të jetë pikërisht Chelsea, që ka fituar 2-1 në “Stamford Bridge” ndaj Tottenham. Por Blutë e Londrës kishin humbur ndeshjen e parë 0-1 dhe janë dashur penalltitë për kualifikimin.

Chelsea ka bërë një pjesë të parë të mirë, ndoshta edhe për faktin se në krahun tjetër, për Tottenham mungonin yjet e skuadrës, si Kane, Dele Alli dhe Son.

Në minutën e 27-të, Kante lëshon një predhë në kufijtë e zonës dhe topi që kalon mes shalëve të dy lojtarëve dhe në fund mes shalëve të portierit. Një gol fantastic për kampionin e botës.

Në minutën e 38-të, Hazard dyfishon shifrat dhe tifozët shpërthejnë në festë, pasi ky rezultat i dërgonte në finale. Fraksioni i parë mbyllet shumë mirë për Blutë e Londrës.

Por në fillimin e pjesës së dytë, ende pa kaluar 5 minuta, Llorente ngushton diferencën në 2-1, rezultat që kompromenton shumë fatet e takimit. Chelsea ka bërë shumë përpjekje për të shënuar golin e tretë, por nuk ia ka dalë dot.

Kështu që janë dashur penalltitë, sipas rregullit në Angli, dhe në fund ka triumfuar Chelsea, që ka shënuar 4 saktë, ndërsa Tottenham ka humbur dy të tillë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN