MENU
klinika

Deklarata

Vrasjet në Shkodër/ Veliu kritika të forta policisë

26.01.2019 - 15:25

Gjatë analizës një vjeçare të 2018-ës, drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka kritikuar fort policinë vendore të Shkodrës.

Kritikat e Veliut erdhën pasi ky vit që iku ishte një ndër më të vështirët për Shkodrën. Kjo pasi u kryen disa vrasje të bujshme njëra pas tjetrës.

Analiza e një vjeçarit zgjati rreth 3 orë, por pas përfundimit drejtori Veliu nuk pranoi të japë asnjë deklaratë.

“Më mirëkuptoni unë nuk isha përgatitur për një prononcim për mediat”, ka thënë shkurt ai.

Ndërsa drejtori i policisë në Shkodër pranoi kritikat e bëra nga Veliu dhe tha se Drejtori i Përgjithshëm kërkoi punë nga Policia e Shkodrës dhe luftë më të madhe kundër ndaj krimit.

“Mbaruam analizën 1 vjetore. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit bëri vlerësime bëri edhe kritika, por ashtu la edhe detyra.

Viti që vjen do të jetë një vit akoma më i angazhuar për policinë për t’ju sjellë rend dhe qetësi në funksion të qytetarëve të Shkodrës dhe njëkohësisht ne do fitojmë besimin e tyre për të qenë më afër tyre dhe për të zgjidhur problemin e tyre.

Ai kërkoi punë dhe rezultate konkrete në goditen e elementëve kriminalë në Shkodër”,- tha Bushati.

I pyetur nëse është kërkuar zbardhja e ngjarjeve kriminale të ndodhura në 2018-ën në Shkodër drejtori Bushati tha se nuk kishte një koment tjetër për të bërë.

“No koment”, u përgjigj ai për gazetarët.