Borussia e Dortmundit ka vijuar serinë e fitoreve në kampionat, duke fituar 5-1 në shtëpi me Hannover. Një sukses që mban në krye verdhezinjtë, + 9 pikë nga Bayern Munchen, që do të luajë nesër në shtëpi ndaj Stuttgart.
Ishte Hakimi ai që shënoi golin e parë të vendasve me një aksion model në minutën e 24-t, duke bërë që ekipi të clirohej dhe të luante akoma më mirë. Kaq për pjesën e parë.
Në të dytën, ishte Reus që dyfishoi shifrat në minutën e 60-të. Reus ngjitet në kuotën e 12 golave në këtë sezon, duke qenë vetëm 1 gola pas kryesuesit, që mbahet nga Jovic i Frankfurt.
Për goditjen përfundimtare mendon Gotze, që në minutën e 62-të con shifrat në 3-0. Dortmund nuk do të ndalej këtu, pasi 5 minutash, Guerrero plotëson “pokerin”, duke e mbyllur ndeshjen që në mesin e pjesës së dytë.
Në fund, miqtë shënojnë një gol nderi me Bakalorz, kur po re gjistrohej minuta e 87-të. Por ky gol vetëm se ka “acaruar” verdhezinjtë, pasi shënojnë edhe të pestin me anë të Witsel.