MENU
klinika

Reagimi

Vdekja e zv.ministrit kosovar, reagon për herë të parë Rama

26.01.2019 - 21:09

Për zv.ministrin kosovar i cili humbi jetën në Brezovic ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit shqiptar Edi Rama.

Përmes një postimi në Tëitter, Rama lidhur me ngjarjen tragjike shkruan se nuk gjen dot fjalë për të ngushëlluar familjen e të ndjerit.

Çfarë trishtimi lajmi për humbjen e jetës së Arian Dacit dhe e pamundur të gjenden fjalë për të ngushëlluar familjen e babën e tij, mikun tim Nexhat Daci, të cilit i përcjell shprehjen vëllazërore të keqardhjes së thellë për këtë tragjedi të madhe familjare! I paharruar kujtimi”, shkruan Rama.