Kongresi votoi për të mos pranuar kërcënimin e Presidentit Trump për të lënë aleancën e Atlantikut. Ideja që Shtetet e Bashkuara mund të tërhiqen nga NATO është surreale.
Aleanca, që tani numëron 29 vende anëtare, ka qenë themeli i stabilitetit dhe prosperitetit transatlantik për shtatë dekada.
Megjithatë, në presidencën e Donald Trump, mundësia e tërheqjes së Amerikës nga aleanca është shndërrua në një shqetësim dhe Kongresi po ndërmerr hapa për ta parandaluar atë.
Pak ditë më parë, Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara e ka miratuar me shumicë dërrmuese të votave një ligj që konfirmon mbështetjen e Kongresit për NATO-n.
Ligji që u miratua me 357 vota për dhe 22 kundër, pohon se është politikë e SHBA-së të mbetet pjesë e aleancës ndërkaq ndalon përdorimin e fondeve për t’u tërhequr nga Aleanca Veriatlantike. Përveç konfirmimit të kontrollit të Kongresit mbi paratë, ligji rikonfirmon mbështetjen e SHBA-së ndaj NATO-s dhe klauzolën e saj të mbrojtjes së ndërsjellë.
Nëse presidenti nuk pranon të respektojë një votim të Senatit për ruajtjen e anëtarësimit në NATO, ligji do të ndalonte përdorimin e fondeve federale për tërheqje.
Duket qartë se largimi i SHBA-së nga NATO do t’i jepte guxim Vladimir Putinit, udhëheqësit rus, i cili dëshiron ta dobësojë NATO-n, në mënyrë që të zgjerojë ndikimin e tij politik dhe ushtarak.
Skepticizmi i Trumpit ka qenë prej kohësh i dukshëm. Ai ka vënë në pikëpyetje qëllimin e aleancës dhe ka manipuluar aleatët që të paguajnë më shumë për mbrojtje.
Tani kërcënimi po rritet: Disa herë vitin e kaluar, presidenti privatisht u tha zyrtarëve të lartë të administratës se ai donte të tërhiqej nga NATO.
Me mençuri, ekipi i tij i sigurisë kombëtare, sidomos sekretari i atëhershëm i Mbrojtjes Jim Mattis, e ndaloi atë. Por Mattis kohët e fundit dha dorëheqjen.
Një shenjë e keqe ishte intervista e kohëve të fundit e Pompeo në Fox News, në të cilën u pyetën nëse Shtetet e Bashkuara do të dërgonin ushtarë për të mbrojtur Malin e Zi. Pompeo u përgjigj: “Nuk do të hyj në situata hipotetike”. Por kjo nuk është hipotetike. Sipas nenit 5 të traktatit, anëtarët e NATO-s premtojnë të mbrojnë anëtarët e tjerë nëse ata sulmohen.
Presidenti tashmë është tërhequr nga Marrëveshja e Parisit mbi ndryshimet klimatike dhe Marrëveshjen e Partneritetit Trans-Paqësor, dhe ai po kërcënon të largohet edhe nga traktati i Forcave Bërthamore me Rusinë.
Nëse ligjvënësit kanë fuqinë për të parandaluar vendimin e Trump për tu larguar nga NATO, kjo mbetet një pyetjepa përgjigje. Shumë studiues thonë se mund të tërhiqet nga traktatet në mënyrë të njëanshme pa pëlqimin e Kongresit, por të tjerë thonë se Kongresi ka bërë të qartë se kjo nuk mund të ndodhë…