MENU
klinika

Kategoria Superiore, Java 19

Befasia e madhe, Kastrioti “shuplakë” Luftëtarit

27.01.2019 - 16:03

Pas dy rezultateve surprizë deri diku në javën e 19-të, ka ardhur befasia e madhe në Kategorinë Superiore. Kastrioti ka fituar 5-1 në Gjirokastër ndaj Luftëtarit, duke hapur gjithcka sa i përket luftës për mbijetesë.

Ndeshja nisi mirë për krutanët që e gjetën rrugën e rrjetës pas vetëm 10 minutash lojë me Roger, që me portën e boshatisur nuk e pati të vështirë që të shënonte.

Në sekondat e fundit të fraksionit të parë Rapa ndërhyri në mënyrë të parregullt ndaj brazilianit të Kastriotit dhe gjyqtari sinjalizoi penallti. Nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë Herald Marku.

Edhe pse goli i Filit krijoi iluzionin se vendasit mund të tentonin për të mos dalë duarbosh, minuta e fundit të ndeshjes ishin një makth i vërtetë për gjirokastritët, që në harkun kohor të 6 minutave pësuan edhe tre gola të tjerë me Herald Markun që shënoi golin e dytë personal, më pas ishte Rami dhe në fund Taulant Marku.

LUFTËTARI – KASTRIOTI    1-5

Fili 70’ / Roger 10′, H.Marku 45+4′ (11-m), 83′, T.Marku 90’, Rami 86’

Luftëtari: Ruçi, Demo (Oshafi 76′), Rapa, Hoxha, Xhekson, Aleksi, Açka (Ilievski 46′), Fili, Hanti, Rrapo, Dunga. Trajner: G. Mezani.

Kastrioti: Puja, Husein (Rami 76′), T. Marku, Shehi, Ndreca, Ymeraj, Shehu, Bardhi, Roger, H.Marku, Vatnikaj. Trajner: B. Devolli.

Kartonë të verdhë: Rapa 47′ / Vatnikaj 26′, Shehu 41′, H. Marku 48′

Gjyqtarë. Emirion Sino, Ilir Tartari, Edlir Malo, Laver Alla

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kategoria Superiore, Java 19

Partizani hakmerret brenda në Korçë

Kategoria Superiore, Java 19

Kukësi ngec me Laçin, kreu më larg