MENU
klinika

Serie A, Java 21

Roma, skuadra rekord e shpërdorimeve

27.01.2019 - 17:09

Roma edhe njëherë tjetër ka treguar se është shpërdoruesja më e madhe e rezultateve. Kishte ndodhur 3 herë këtë sezon që ishte në avantazh të dy golave dhe nuk ka fituar.

Ndërsa sot ishte në avantazh të 3 gola dhe verdhekuqtë në fund janë barazuar 3-3 në Bergamo nga Atalanta, madje vendasit kanë humbur edhe një penallti.

Dzeko dy herë dhe El Shaarawy brenda 40 minuta shënojnë 3 gola, duke shokuar Atalantën. U duk sikur ndeshja u zgjidh brenda pjesës së parë. Në fund të këtij fraksioni, vendasit futen në lojë me golin Castagne-s.

Pjesa e dytë është një “ferr” për miqtë verdhekuqtë. Toloi në 59’ ngushton shifrat në 2-3. Zapata humbet penalltinë në minutën e 70-të, por një minutë më vonë korrigjon shënjestrën dhe barazon 3-3.

Ndesja ishte e hapur deri në fund, por nuk u shënua më gol. Për nga mënyra se si shkoi ky takim, Atalanta fitoi një pikë të artë, ndërsa Roma dy të tilla, që mund t’i kushtojnë shumë në luftën për një vend në Champions League.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN