MENU
klinika

Nga The Economist

Me Brexit duhet të merret parlamenti, jo më Theresa May

28.01.2019 - 13:07

Pas humbjes më të madhe parlamentare në historinë moderne britanike, Theresa Maj paraqiti më 21 janar “Planin B” për Brexit. Ai rezultoi të ishte shumë i njëjtë me Planin A , që ishte prezantuar një javë më parë.

May ende shpreson që Bashkimi Evropian do të bjerë dakord dhe se këto do t’i mundësojnë asaj të përmbysë shumicën prej 230 votave kundër marrëveshjes. Megjithatë, me kalimin e kohës, kjo po bëhet edhe më e pamundur.

Mungesa e dëshirës për negociim, mungesa e shumicës parlamentare të Partisë Konservatore dhe ngurrimi për të bërë kompromis, e ka bërë Mayn të drejtojë një qeveri zombie që ka humbur kontrollin e procesit Brexit.

Nëse asnjë marrëveshje nuk do të arrihet deri më 29 mars, Britania do të largohet jashtë BE-së pa asnjë marrëveshje.

Prandaj është gjithnjë e më urgjente që Britania të kërkojë zgjatjen e afatit dhe të përdorë kohën shtesë për të gjetur një marrëveshje që fiton mbështetjen e deputetëve dhe votuesve.

Vullneti i munguar i kryeministres May për të menduar diçka të tillë, apo ndonjë ndryshim tjetër në planin e saj të refuzuar, do të thotë se është koha që Parlamenti të ndërhyjë.

Procesi do të ishte i paqëndrueshëm, sigurisht. Qëllimi do të ishte të detyronte qeverinë të kërkojë një zgjatje të periudhës negociuese të Nenit 50, duke ndalur kohën dhe duke zhdukur rrezikun nga një largim pa marrëveshje, të paktën tani për tani.

Pastaj, çfarëdo që Britania të bëjë më vonë, një referendum të dytë apo edhe zgjedhje, do të kenë nevojë për më shumë se 30 ditë, që kanë mbetur para 29 marsit.

Për ta bërë këtë, deputetët do të duhet të pezullojnë, për një kohë, rregullat parlamentare që i japin përparësi qeverisë. Në fakt, një ndryshim i tillë përkohësisht do të përfundonte një sistem që ka ekzistuar rreth një shekull.

Kjo mund të duket si një grusht shteti. Por nuk është kaq e thjeshtë. Në rrethana normale, një kryeministër, projekti qendror i të cilit ishte hedhur poshtë nga më shumë se 200 vota, do të ishte larguar tani.

Praktikisht, vendi është dy muaj larg nga një rezultat kaotik, që askush nuk e mendonte kur votuan për t’u larguar në vitin 2016.

Që nga rezultati i referendumit prej 52% deri në 48%, është e qartë se Brexit kërkon kompromis. Megjithatë, May i ka rezistuar të gjitha përpjekjeve për të përfshirë parlamentin. Është e drejtë që deputetët të marrin përsëri kontrollin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Deklarata e Sekretarit të Jashtëm britanik

“Tronditet” Britania/ Brexit mund të anulohet?

Joschka Fischer/ Project Syndicate

2019, vit vendimtar për Evropën…

Joschka Fischer/ Project Syndicate

2019, viti i humbjeve të mëdha për Evropën…