MENU
klinika

Talenti i ekipit Shpresa

Sulmuesi i Kombëtares kalon në Bundesligë

30.01.2019 - 15:42

Një ditë shumë emocionuese për sulmuesin e Kombëtares U-21, Valdrin Mustafa, i cili ka hedhur një hap të madh në karrierë.

Sulmuesi 21-vjeçar që aktivizohej me skuadrën e Kaiserslautern në kampionatin gjerman, tashmë ka ndërruar ekip dhe do të jetë pjesë e gjigantëve të Bundesligës.

Ai ka firmosur sot zyrtarisht kontratën e re me Hannover dhe do të nisë stërvitjen e tij të parë me skuadrën e re. Fillimisht, Mustafa do të stërvitet dhe do të jetë pjesë e skuadrës së dytë, ndërkohë që si objektiv natyrisht mbetet promovimi dhe vendi në ekipin e parë.

Duke qenë se Mustafa e njeh mirë futbollin gjerman pasi është rritur atje dhe luan prej kohësh, ambientimi nuk do të jetë i vështirë.

“Përshëndetje miqtë e mi. Pas 4 vjetësh në fanellën e ‘djajve të kuq’ vendosa të pranoj një sfidë të re.

4 vjet te Kaiserslautern më kanë formuar personalisht si një lojtar dhe si një person dhe kam pasur mundësi që të rritem më shumë.

Dua të falënderoj të gjithë tifozët, trajnerët, shokët dhe të gjithë ata me të cilët kam punuar. Faleminderit që më keni përkrahur dhe shoqëruar në këtë rrugë.

Unë mezi po pres sfidën time të re me fanellën e Hannover dhe shpresoj shumë që ta kem sërish mbështetjen tuaj”, – u shpreh Mustafa pas firmës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN