Ndoshta tashmë një pjesë e madhe edhe e fansave të tyre e kanë harruar se supermodelja Gisele Bundchen dhe aktori Leonardo DiCaprio kanë pasur një lidhje që zgjati 5 vite.
Por kur kanë kaluar plotë 14 vite nga ndarja e tyre Gisele është rikthyer të flasë për shkaqet e ndarjes.
Ata qëndruan të lidhur për gati pesë vjet para se të ndaheshin në vitin 2005. Vendimi për t’u larguar nga ai ishte i vështirë sipas Gisele, e cila pas 14 vjetësh më në fund ka zbuluar se përse është ndarë nga ai.
“Meqë nuk po e mpija më veten me cigare, alkool dhe orare të zgjatura në punë, fillova t’i shihja më qartë zgjedhjet që kisha bërë e që kisha injoruar. A isha vetëm në misionin për të zbuluar veten, teksa ai mbeste i njëjti? Në fund, për fat të keq përgjigja ishte po”.