MENU
klinika

Serie A, Java 2

Festival golash në “Olimpico”, ngec Roma

27.08.2018 - 22:40

Një tjetër ndeshje spektakolare e Serie A, ku janë shënuar plot gjashtë gola, por Roma dhe Atalanta e kanë mbyllur në 3-3 përballjen mes tyre, duke ndarë nga një pikë në sfidën e fundit të javës së dytë të kampionatit italian.

Roma e nis ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme, teksa kalon në avantazh që në minutën e 2’ me golin e javës. Javier Pastore shënon me thembër brenda zonës.

Por me kalimin e minutave Atalanta ambientohet me situatën dhe fillon të luajë shumë mirë. Si pasojë, Castagne barazon rezultatin në minutën e 19’, ndërsa Rigoni shënon një dopietë pa përfunduar akoma pjesa e parë dhe Roma befasisht ndodhet në një disavantazh të dyfishtë sa hap e mbyll sytë.

Pas pushimit skuadra e Di Francesco-s mundohet të reagojë dhe ia arrin me Florenzi-n në minutën e 60’, ndërkohë që ka shumë kohë në dispozicion për të përmbysur gjithçka.

Por minutat kalojnë dhe Atalanta mbrohet mirë. Por Roma e surprizave arrin të barazojë në minutën e 82’ me Manolas, i cili shfrytëzon më së miri një kros në shtyllën e dytë.