MENU
klinika

Serie A, Java 22

Tri humbje radhazi, Inter “harron” golin

03.02.2019 - 20:01

Një barazim e dy humbje radhazi në kampionat, plus eliminimi në Kupën e Italisë tregojnë se Inter ka probleme të mëdha në vitin 2019. Bologna ka fituar 1-0 në “San Siro”, ndërsa zikaltrit nuk shënojnë në lojë të rregullt.

Një tjetër paraqitje për t’u harruar nga vendasit, sidomos nga sulmuesit të cilët kanë harruar të bëjnë detyrën e tyre prej disa ndeshjeve tashmë.

Goli i vetëm i takimit është shënuar nga Santander në minutën e 32-të. Inter ka luajtur thuajse gjatë gjithë ndeshjes në gjysmëfushën kundërshtare, por pa arritur të depërtojë në zonën e vizitorëve.

Inter mbetet në vend të tretë dhe fatmirësisht kishte krijuar një avantazh të rëndësishëm, por me një fitore të Milan në ndeshjen e radhës, zikatrit nuk do të jenë edhe aq të qetë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN