MENU
klinika

Ç'po ndodh në Shkodër?

Studentët bllokojnë rektoratin

04.02.2019 - 08:38

Mëngjesi i sotëm për studentët e Shkodrës ka nisur me tensione. Lajmërimi për fillimin e procesit mësimor ka nervozuar studentët.

Nisur nga kjo, studentët kanë bllokuar hyrjen e rektoratit të Universitetit “Luigj Gurakuqi”, në shenjë proteste kundër rinisjes së mësimit.

Studentët që janë kundër këtij vendimi, kanë bllokuar hyrjen me qëllim moslejimin e rektorit për të hyrë në zyrë.