MENU
klinika

Kupa e Gjermanisë

Plot gola, Dortmund eliminohet me penallti

05.02.2019 - 23:42

Një ndeshje me shumë emocione ka rezultuar ajo mes Borussia Dortmund dhe Werder Bremen, e vlefshme për Kupën e Gjermanisë. Koha e rregullt përfundoi 1-1, shtesa 3-3, ndërsa Bremen u kualifikua me penallti.

Ishte Milot Rashica që shënoi fillimisht për miqtë, që në minutën e pestë, por në fundin e pjesës së parë Reus barazoi shifrat me një goditje perfekte dënimi.

Pas pushimit ritmi i lojës ra, sidomos nga vendasit. Werder mundohej të bënte diçka në kundërsulm, por tri minutat e fundit ishin më të bukura se e gjithë pjesa e dytë.

Ishte Werder që humbi një mundësi të mire, teksa një aksion më pas Dortmund godet shtyllën. Fituesin duhet ta vendoste koha shtesë, ose më pas penalltitë.

Aty filloi çmenduria. Dortmund kalon në avantazh me Pulisic, por veterani Pizarro barazoi 2-2. Hakimi kalon vendasit sërish në avantazh dhe ndeshja u mendua e mbyllur, por Harnik barazoi 3-3. Te penalltitë, miqtë u treguan më të saktë dhe fituan 4-2.