MENU
klinika

Kupa e Gjermanisë

Bayern kalon me vuajtje në çerekfinale

06.02.2019 - 23:20

Ashtu si Dortmund një natë më parë përballë Werder Bremen, edhe ndeshja e Bayern Munchen në Berlin ndaj Hertha-s ka shkuar në shtesë, por bavarezët kanë fituar 3-2 dhe shkojnë në çerekfinale.

Pritej të ishte një ndeshje delikate, si ajo e Dortmund ditën e djeshme, por bavarezët janë treguar më me eksperiencë duke mos lejuar t’i rrëshqiste loja nga duart.

Ishin vendasit ata që kaluan në avantazh me Mittelstadt. Gnabry barazoi pak minuta më pas.

Ishte po ai që kaloi Bayern në avantazh pas pushimit, teksa Selke barazoi përsëri rezultatin për miqtë.

Kinglsey Coman në minutën e 98’ i ka dhënë golin e avantazhit kampionëve të Gjermanisë që arritën ta ruanin rezultatin deri në fund.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN