07.02.2019 - 08:49
Ditën e sotme mblidhet në seancë plenare Kuvendi i Shqipërisë.
Në faqen zyrtare sot është publikuar axhenda dhe rendi i ditës.
Pritet që gjatë seancës së sotme të votohet për dy dekretet e presidentit Ilir Meta.
Bëhet fjalë për dekretin e “Noterisë” dhe dekretin e “Kadastrës”.
Dy dekretet të cilat u kthyen në Kuvend nga kreu i shtetit për rishqyrtim u rrëzuan në Komisionin e Ligjeve, ndërsa pritet që të votohen në Kuvend.
Në seancën e sotme do të jetë e pranishme edhe opozita. Gjatë kësaj jave grupi parlamentar i LSI, kërkoi interepelancë me ministren e Financave, Anila Denaj, por kjo pikë nuk është në rendin e ditës.