MENU
klinika

Seanca parlamentare

Lleshaj i “përvishet” Bashës: S’do arrish kurrë të më shohësh si…

07.02.2019 - 10:39

Seanca e sotme parlamentare ka nisur me debate e replika mes kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj.

Lleshaj zgjodhi të replikojë sot me kryeopozitarin Basha duke i kujtuar kohën kur ky i fundit mbante në 2011, postin që mban sot Lleshaj.

Lleshaj tha se Basha nuk duhet t’ja tregonte më gishtin, pasi duhet të kujtojë historinë sa herë e bën.

sander_lleshaj-konica.al

Zoti Basha ju falënderoj që me dhatë mundësinë përmes gishtit tregues t’ju përgjigjem, mos u mundo ta tregosh kurrë ndaj meje. Ironia e historisë bën që ju të përdorni pafund bojë të zezë për të nxirë Shqipërinë, por përpjekja juaj është butaforike”.

Duke iu drejtuar Bashës, ministri i Brendshëm u shpreh: “Nuk do arrish kurrë të më shohësh si ty në 2011, që le 4 viktima në bulevard. Sa herë të tregosh gishtin butaforik drejt meje, kujto historinë ke 4 të vrarë, mbi 100 të plagosur 4000 në tentativë për ti vrarë se ju lëshove plumbat mbi kokë, mendohu mirë”.