MENU
klinika

FIFA

Renditja: Ngrihet Kosova, bie Shqipëria

07.02.2019 - 11:43

Edhe pse nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje që nga klasifikimi i fundit, Shqipëria ka humbur një vend, duke zbritur në pozitën e 61-të.

Kjo për shkak të suksesit historik të Katarit. FIFA publikoi së fundmi edhe renditjen e re të kombëtareve, e cila ishte e para për vitin 2019-të.

Kombëtarja nga gadishulli arabik arriti të fitoj Kupën e Azisë, duke u ngjitur plot 38 vende, duke parakaluar kështu edhe Shqipërinë.

Ndërkohë, ndryshe nga kuqezinjtë, Kosova është ngritur me 1 vend, duke u pozicionuar në vendin e 130-të.

“Dardanët” janë ngritur falë  humbjes së pikëve të Turkmenistanit, që ka zbritur  9 vende pas ndeshjeve të Kupës së Azisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN