Gjatë ditës së sotme, Armand Duka u zgjodh anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-së, në Kongresin e mbajtur në Romë.
Ndërkohë, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, kreu i FSHF-së ka falënderuar kolegët e federatave anëtare për besimin, teksa e ka quajtur këtë post si fitore të madhe për futbollin shqiptar.
POSTIMI I DUKËS
“Të dashur miq,
Nga sot më është besuar detyra e anëtarit të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. Emocion i papërshkrueshëm, fitore e madhe për futbollin e vendit tim.
Duhet të falenderoj të gjithë kolegët e federatave anëtare, që më votuan në garën për një vend në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s.
Një besim dhe një përgjegjësi e madhe për mua dhe futbollin shqiptar. Jam shumë i nderuar që për herë të parë në histori më takon mua të përfaqësoj futbollin shqiptar në pozicionin më të lartë qeverisës së UEFA-s.”