08.02.2019 - 09:23
E ftuar në studion e emisionit “Opinion”, gazetarja Klodiana Lala ka paralajmëruar një tjetër skandal në Kavajë.
Ajo bëri me dije që dyshohet për një tjetër rast abuzimi i njëjtë me atë të 13-vjeçares.
Sipas gazetares Lala rasti tjetër i abuzimit sipas psikologes së Bashkisë ka të bëjë me një vajzë prindërit e së cilës janë me probleme të shëndetit mendor.
Lala tha se policia i ka dërguar informacionet në qendrën e mbrojtjes së fëmijëve për të mësuar nëse ka ndonjë indicie konkrete.
Duket se pas publikimit në media të rastit të 13-vjeçares, tashmë ka një vëmendje më të lartë ndaj rasteve të tilla.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Ngjarja në Kavajë