MENU
klinika

Kategoria e Parë, java 16

Egnatia i hap portën Besës, thyhet Erzeni

09.02.2019 - 16:07

Futbolli shqiptar ka dhuruar një tjetër maskaradë sot. Kjo ka ndodhur në stadiumin e Kavajës, ku Besa ka fituar 3-2 përballë Egnatias së Rrogozhinës.

Mënyra se si Besa ka përmbysur rezultatin, ku futbollistët miq mezi vraponin, jo vetëm që mund ta thuash hapur që është toleruar, por lë edhe hije ndryshimi për një trukim.

Një skandal i vërtetë në stadiumin e Kavajës, me lojtarët e Egnatias që hapën portën dhe u bën gazi i botës, pasi edhe kundërshtarët e tyre nuk dinin të shënonin.

Një ndeshje turpi, që konfirmon edhe një herë se futbolli shqiptar është katandisur si mos më keq. Tashmë mbetet për t’u parë se çfarë do të bëj FSHF.

GRUPI A

Veleçiku-Erzeni 3-1

Çokaj 22′, Toma 66′, Shekaj 31′ / Xhemalaj 47′

Burreli-Korabi 1-0

Ajazi 11′ (p)

GRUPI B

Besa-Egnatia 3-2

Dikson, Çekiçi (2) / Canka 22′, 44′

Oriku-Turbina 3-2

Çapoj 16′, Qejvani 36′, Nurçe 53′ / Roshi 40′, Bakiu 88′

Lushnja-Elbasani 3-1

Sefa 18′ (p), 63′, 88’/ Nuri 66′