Liverpool nuk gabon dy herë radhazi. Pas dy barazimeve 1-1 radhazi, sot të kuqtë fituan pastër 3-0 në shtëpi kundër Bournemouth, duke marrë kështu edhe kreun e Premier League.
Mane në minutën 24-t zhbllokoi ndeshjen, duke gëzuar tifozët e shumtë.10 minuta më pas Wijnaldum dyfishon shifrat dhe Liverpool clirohet totalisht që në pjesën e parë.
Nuk mund të mungonte në pjesën e dytë Salah, që realizon në minutën e 48-të. Goli i 17-të për sulmuesin egjiptian në Premier League, duke udhëhequr sërish shënuesit më të mirë.
Më pas ka pa histori, pavarësisht përpjekjeve të të dyja skuadrave, por sidomos të Liverpool, që mund të kishte shënuar edhe ndonjë gol tjetër.
Ndërsa Arsenal ka fituar 2-1 në transfertë me Hudderfield të vendit të fundit, duke kapur Chelsea-n në vendin e pestë dhe duke qenë vetëm 1 pikë larg United.