MENU
klinika

La Liga, Java 23

Real triumfon në derbi, kap vendin e dytë

09.02.2019 - 18:20

Real Madrid ka marrë një nga fitoret më të bukura të sezonit, duke triumfuar në “Ëanda Metropolitana” ndaj Atletico Madrid në shifrat 3-1 dhe marrë kështu edhe vendin e dytë në renditje, -5 pikë nga Barcelona.

Real Madrid ka kaluar në avantazh falë një supergoli të shënuar nga Casemiro në minutën e 16’-të. Braziliani ka shfrytëzuar një top të lënë në gjysmë lartësi dhe ka goditur me një kthesë të bukur, duke mposhtur portierin Oblak.

Griezmann (25′) ka barazuar përkohësisht për vendasit, një gol për të cilin është dashur ndërhyrja e VAR-it, por Sergio Ramos ka kthyer në avantazh ekipin e Solari-t pas penalltisë së fituar nga Vinicius, gjithashtu e vendosur nga VAR-i.

Pjesa e dytë ka filluar me një gol të Alavaro Morata-s, por që është anuluar pas ndërhyrjes së VAR-it. Një vendim që do të shkaktojë shumë polemika, edhe pse është bërë fjalë për një pozicion jashtë loje milimetrik.

Ish-sulmuesi i Chelsea ka qenë protagonist edhe në minutën e 68-të, kur ka protestuar për një penallti, e cila i është mohuar nga VAR-it.

Goli i tretë dhe i fundit i takimit është shënuar nga Bale (74′), i cili ka shkuar në kuotën e 100 realizimeve me fanellën e Real Madrid në të gjitha kompeticionet.

Atletico Madrid e ka mbyllur ndeshjen me dhjetë lojtarë pas kartonit të dytë të verdhë të marrë nga Thomas dhjetë minuta para fundit.