MENU
klinika

Ja si do të quhet

Rihanna e ka gati albumin e 9-të

09.02.2019 - 22:00

Siç dhe është bërë e ditur dhe më parë, gjatë kësaj kohe Rihanna ka qenë duke përgatitur albumin e saj të 9-të. Sipas ‘Us Weekly’, këngëtarja tashmë e ka përfunduar së regjistruari albumin dhe data e publikimit është më afër se kurrë.

Deri më tani janë zbuluar titujt e dy këngëve të regjistruara në ‘BMI’. Njëra titullohet ‘Waist Line Down’ e tjetra ‘Nah Left’. Të dyja këto këngë kanë kompozitor David Plummer.

Rihanna

Përveç këtyre dyjave, është zbuluar që nga kantautorja Priscilla Renea, vjen kënga me titull ‘Break Up To Make Up’.

Sipas zërave që qarkullojnë, ky album i 9-të i këngëtares do të quhet thjeshtë ‘R9’, një kombinim i shkronjës së parë të emrit të saj dhe numrit të albumit.

Gjithsesi deri më tani asgjë nuk është konfirmuar nga vetë Rihanna, por shumë shpejt do të vendoset nëse të gjitha këto janë të vërteta apo jo.

Rihanna, babai Ronald

Aktualisht këngëtarja është duke i kushtuar kohën e duhur dhe biznesit dhe presim që të sjellë koleksionet e fundit për festën e të dashuruarve në 14 shkurt.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Vajzat e showbizz, të cilat do të bëhen pjesë e shtëpisë së famshme

Emrat e rinj që përfliten si konkurrentë të “Big Brother VIP”!

Prapaskenat/ Skena xhelozie dhe sherre

Arsyet e ndarjes së Ilnisa Agollit e Meriton Mjekiqit!

“Më rrihnin të gjithë”

Mehdi Malkaj rrëfen historinë me babain

Aktorja zbulon se ku e mori propozimin për martesë

Rrëfimi i rrallë i Olta Gixharit për njohjen me partnerin