MENU
klinika

100 mln euro

Shitet edhe një tjetër klub i Serie A

10.02.2019 - 12:49

Inter, Milan, Roma, por duket se këtyre klubeve të Serie A do t’i shtohet edhe një tjetër, pikërisht Sampdoria, me pronar jo italian. Massimo Ferrero, presidenti aktual i Sampdoria, ka hyrë në bisedime për të shitur 100% të aksioneve të tij.

Presidenti i “çmendur” i Serie A do të takohet në Londër më përfaqësuesit e një kompanie amerikane, të cilët përfaqësohen nga një ikonë e këtij klubi, Gianluca Vialli.

Ky i fundit do të jetë pjesë e stafit drejtues të presidencës së re. Sipas të përditshmes italiane “La Repubblica”, bisedimet kanë kohë që kryhen në fshehtësi dhe të mërkurën do të zhvillohet një takim zyrtar.

Ferrero do të përfaqësohet në këtë takim nga avokati Romei, që është edhe krahu i tij i djathtë si dhe zv.presidenti i klubit “blucherciato”.

Ndërsa Gianluca Vialli, një ikonë e skuadrës së Sampdoria dhe futbollit italian, do të jetë në anën tjetër të tavolinës në këto bisedime.

Vialli shoqërohet nga përfaqësuesit e një fondi amerikan, emri i të cilit mbetet ende enigmë. Mësohet se Ferrero nuk ka ndërmend të shesë skuadrën nën shifrën e 100 milionë eurove.